Arbëri

Qeveria: Termi “personat e zhdukur me forcë” do të jetë pjesë e deklaratës

Aksion i vitit 2022 në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve. Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Termi “Personat e zhdukur me forcë” është i përfshirë në deklaratën për persona të pagjetur, ku, përveç të tjerash, përfshihet marrja e informacioneve të klasifikuara nga Serbia, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Ndërkaq në BE nuk kanë ofruar sqarime nëse ka pajtim rreth deklaratës, për të cilën pala serbe ka paralajmëruar se kurrë nuk do ta pranojë edhe termin që Kosova e kërkon

Zyrtarë të Qeverisë janë shprehur të bindur, të mërkurën, se terminologjia që në të kaluarën kishte pamundësuar arritjen e marrëveshjes rreth personave të pagjetur tani do të përfshihet në Deklaratën e cila është pjesë e aneksit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë për KOHËN se termi “Personat e zhdukur me forcë” është i përfshirë në deklaratën për personat e pagjetur që nga lufta.