Arbëri

Pas funksionalizimit të Komerciales përkeqësohet situata me lëndët e pazgjidhura

 

Gjykata Komerciale është funksionalizuar shtatë muaj më parë nga Qeveria, me qëllim që t’u japë zgjidhje më të shpejtë kontesteve tregtare dhe konflikteve administrative të bizneseve. Por, prej atëherë, situata me lëndët e pazgjidhura është përkeqësuar. Në Këshillin Gjyqësor fajin për këtë e hodhën në Ministrinë e Financave

Ka katër vjet që gjykatat nuk i kanë dhënë epilog një procesi gjyqësor që lidhet me biznesin e drejtuar nga Petrit Babaj nga Skenderaj.

Babaj thotë se ka një vit e gjysmë prej kur është mbajtur seanca e fundit për rastin.