Arbëri

BKT Kosova fiton çmimet kryesore nga Euromoney dhe Global Finance

 

BKT Kosova është shpallur fituese e dy çmimeve prestigjioze si Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2023 nga Global Finance për të tretin vit radhazi dhe si banka më e mirë për “Individë me vlerë të lartë neto në Kosovë” nga Euromoney Private Banking Awards. Këto çmime konfirmojnë edhe një herë performancën e jashtëzakonshme të BKT Kosova në ofrimin e shërbimeve inovative bankare dhe moderne, si dhe shumëllojshmëri konkurruese të produkteve dhe shërbimeve që ofron.

Çmimet nga Euromoney dhe Global Finance vlerësohen gjerësisht si një nga çmimet më prestigjioze në industrinë bankare, duke njohur përsosmërinë dhe arritjet e jashtëzakonshme të institucioneve financiare. Çmimet bazohen në një proces vlerësimi rigoroz I cili përfshin një analizë të performancës financiare, kënaqshmërinë e klientit, inovacionet në shërbime dhe produkte dhe cilësinë e shërbimit.