Arbëri

Pretendime për dallavere në konkursin e UP-së për punë praktike

 

Studentë në Universitetin e Prishtinës kanë shprehur ankesë për parregullsi dhe për mungesë të transparencës në procesin e përzgjedhjes së studentëve për punë praktike me pagesë. Edhe në organizatën “Studim, Krtitikë, Veprim” kanë thënë se kanë pranuar një numër ankesash. Por, në UP nuk iu kanë dhënë përgjigje pretendimeve për dallavere në këtë proces

Blenda Asllani është studente në Fakultetin Filozofik dhe nuk është pranuar në konkursin e Universitetit të Prishtinës (UP) për punë praktike me pagë mujore prej 200 eurosh, e cila u ofrohet studentëve.

Ajo ka thënë se nuk i di arsyet përse nuk është njëra nga studentet përfituese, ndonëse ka shtuar që i ka plotësuar kushtet e kërkuara.