Arbëri

OBSH: Kosova qëndron mirë me imunizim, keq me sigurime shëndetësore

 

Udhëheqësi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, Oleksandr Martynenko, ka thënë se Kosova qëndron më mirë se sa vendet e rajonit për sa i përket imunizimit-vaksinimit, ndërsa duhet të punohet me shumë në fushën e sigurimeve shëndetësore.

Derisa ka folur për rëndësinë e shëndetit në Ditën Botërore të Shëndetit, ai ka thënë se duhet të investohet në shëndet, sepse sipas tij, kështu është më e lehtë dhe më e lirë për të parandaluar sëmundjet.