Arbëri

Ekonomistët thonë se gjykimet nga Specialja dhe dialogu po ndikojnë tek investimet e huaja

 

Gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale si dhe procesi i dialogut me Serbinë e kanë dëmtuar në masë të madhe reputacionin e vendin, sipas ekonomistëve. Këto procese, kanë thënë ata, kanë ndikuar në ekonominë e vendit duke i larguar investitorët.

Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se imazhin që e ka krijuar Specialja dhe dialogu ka bërë që të largohen investitorë nga Kosova.