Arbëri

Haziri: Drejtësia e vendosur përmes Speciales të jetë e barabartë për të gjithë

 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se beson shumë që drejtësia e vendosur përmes Dhomave të Specializuara, do të jetë e barabartë për të gjithë dhe ka uruar që pastërtia e luftës dhe pastërtia e kryengritjes dhe rezistencës politike dhe ushtarake të konfirmohet.

Në këtë rrafsh, Haziri ka shkruar se e vërteta e madhe është që drejtësi duhet të vendoset për të gjithë.