Përfundon seanca, vazhdon nesër intervistimi i dëshmitares së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

- 16:53Përfundon seanca, vazhdon nesër intervistimi i dëshmitares së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
- 15:29Mbi pesë orë dëshmi e mbyllur e dëshmitares së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 10:07Dëshmitarja e parë e Prokurorisë intervistohet në seancë të mbyllur
- 08:14Sot dëgjohen dëshmitarët e parë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Përfundon seanca, vazhdon nesër intervistimi i dëshmitares së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
Seanca gjyqësore në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së ka përfunduar të martën për të vazhduar të nesërmen, 12 prill, në mëngjes.
Të martën është dëgjuar dëshmitarja e parë e Prokurorisë së Specializuar, megjithatë dëshmia e saj ka qenë e mbyllur për publikun.
Dëshmia e saj ka zgjatur mbi gjashtë orë.
Gjatë kësaj jave, sipas gjykatës, do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve.
Mbi pesë orë dëshmi e mbyllur e dëshmitares së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorisë të Specializuar në rastin e Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veç betimi iu dëgjua haptas. Dëshmia në ditën e parë u zhvillua në seancë të mbyllur për publikun. Kundër mbylljes ka dalë ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
“Pak po ju duket që i fshihet fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjykata ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj Mbrojtja.
Lluka Mishetiq, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar 14 orë kohë që t’i parashtrojë pyetje dëshmitares.
Dëshmitarja e parë e Prokurorisë intervistohet në seancë të mbyllur
Ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara. Dëshmia e saj po zhvillohet në seancë të mbyllur.
Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja.
Lluka Mishetiq, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar 14 orë kohë që t’i parashtrojë pyetje dëshmitares.
Dëshmitarja bëri betimin dhe menjëherë seanca kaloi në seancë private.
Kundër seancës së mbyllur ka dalë ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Sot dëgjohen dëshmitarët e parë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të vazhdojë të martën në Hagë.
Sot nis procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.
Seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 09:00, sipas njoftimit të Gjykatës Speciale.
Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.
Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12, 13, 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Të hënën e kaluar 3 prill ka nisur gjykimi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Specialja ua ndalon Prokurorisë e mbrojtjes qasjen te dëshmitarët e njëra-tjetrës

NATO-ja e BE-ja me mision për të parandaluar konfliktet në Ballkan

Bashkëpunimi tregtar mes Kosovës e Shqipërisë vlerësohet ende i zbehtë

Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë, Baerbock: Paqja në Ballkan varet nga një fije

Buxhovi: Pavarësisht ndarjes nga Shqipëria, Kosova e shqiptarët u mbijetuan planeve ogure të fqinjëve

Borrell: Do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në veri të Kosovës

Stoltenberg: NATO do të bëjë çfarëdo të jetë e nevojshme për ta siguruar stabilitetin në Ballkan

Blinkeni kthen fokusin te tensionet Kosovë-Serbi në takimin me ministrat e Jashtëm të NATO-s

Nga Prishtina, Erzen Zyberaj mbërrin në Tiranë me vrap për mbi 24 orë

Osmani te Kulla e Isa Boletinit: Nëse ka nevojë, nga ky vend do të mbrohet çdo cep i territorit

Caktohet trupi gjykues i Kushtetueses së Speciales për ankesën e Haradinajt
