Arbëri

SHBA-ja e shqetësuar për plagosjen e qytetarit serb në veri

 

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar për plagosjen e një serbi në Leposaviq të hënën mbrëma.

Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar në lidhje me rastin. Fillimisht Policia e Kosovës kishte mohuar përfshirjen e policisë në të shtëna me armë në veri të hënën mbrëma.