Arbëri

Mashtruesit blejnë produkte online me paratë e hoxhallarëve

 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan pretendon se ka rënë pre e mashtrimeve nga disa individë që nëpërmjet internetit ua kërkuan hoxhallarëve kartelat bankare, me arsyetimin se do t’i ndihmojnë xhamitë e tyre. Por në vend të kësaj, ata doli se kanë bërë blerje online në shtete të ndryshme. E rastet po hetohen nga Policia, në bashkëpunim me organet e Malit të Zi

Këshilli i Bashkësisë Islame në qytetin e Lipjanit pretendon se ka rënë pre e mashtrimeve nga individë që, nëpërmjet internetit, ua kanë marrë kodet e kartelave bankare së paku dy hoxhallarëve, me arsyetimin se do t’u transferojnë mjete financiare si ndihmë për nevoja të xhamive.

Por pas marrjes së të dhënave nga kartelat e hoxhallarëve, ata realizuan blerje nëpër shtete të ndryshme me paratë e marra nga hoxhallarët.