Arbëri

Produktet vendore më të shtrenjta se ato që importohen

Abuzime me çmime në markete
 

Produktet e prodhuara në Kosovë në disa raste çmimet i kanë më të larta se ato të importit në tregun kosovar. Prodhuesit vendorë nuk po i bëjnë ballë konkurrencës së padrejtë në treg. Për këtë, prodhuesit kritikojnë tregtarët se po ndikojnë me marzhën e fitimit të tyre.

Klubi i Prodhuesve fajëson tregtarët, ndërkaq Oda Ekonomike e Kosovës fton institucionet përgjegjëse të bëjnë një analizë në treg për të parandaluar këtë fenomen. Megjithatë, për një nga prodhuesit vendor në vend, është e papranueshme që çmimi i produkteve vendore të jetë më i lartë se ai i importuar.