Arbëri

Kosova eksporton dyer e dritare në Gjermani, importon vetura

 

Kosova ka eksportuar në Gjermani 9.8 për qind të të gjithë eksportit të vendit në muajt e parë të vitit 2023, ndërsa importi ka shënuar një vlerë shumë të madhe, sipas të dhënave të publikuara nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare të shtunën ka publikuar të dhënat e përpunuara prej raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2023, në raportin e tregtisë së jashtme me Gjermaninë.