Arbëri

Mbrojtja nis pyetjen e dëshmitarit të dytë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Hashim Thaci - Rexhep Selimi
 

Mbrojtja e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, që po gjykohen në Hagë për krime lufte, ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarit të dytë të Prokurorisë.

Pyetjet e para ka pasur t’i bëjë mbrojtja e Thaçit. Seanca menjëherë pas nisjes së pyetjeve është kthyer në private.