Arbëri

Nuk dihet nëse po zhvillohen hetime për barrikadat në veri, kritikohet Prokuroria Speciale

 

Prokuroria Speciale nuk dihet nëse ka filluar hetimet për 16 barrikadat që ishin vendosur në veri të vendit në dhjetorin e vitit të kaluar. Informacione në lidhje me këtë, nuk ka ekzekutivi e as legjislativi.

Deputetët e pushtetit dhe opozitës thonë se personat e përfshirë në pengimin e rrugës dihen dhe se deri më tani do të duhej të nisnin hetimet. Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka dërguar dëshmi e fakte, por nuk ka ende aktakuzë.