Arbëri

ZRRE: Marrëveshja me “Elektro Sever” ka ngecur tek kontrata me KEDS-in

Komisioni per Ekonomi - Ymer Fejzullahu
Foto: Driton Paçarada - KOHA
 

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, bëri të ditur se kanë përfunduar të gjitha obligimet sa i përket marrëveshjes me “Elektro Sever” për faturimin e rrymës në veri të vendit, por shtoi se procesi ka ngecur te pika që ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës komerciale me KEDS-in.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Fejzullahu ka thënë se sa i përket Udhërrëfyesit për energjinë, obligimet në raport me KOSTT-in janë të përmbushura përafërsisht.