Arbëri

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Situata në veri sikur në vitet 2008-2011

 

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka thënë se veriu është në gjendje të tensionuar dhe e ka krahasuar situatën aktuale me vitet 2008-2011.

Ramadani ka thënë se është mirë që situata nuk ka përshkallëzuar që të kishte vëmendje më të madhe ndërkombëtare, por ka alarmuar se situata në katër komunat veriore mbetet në tension nga grupet kriminale të lidhura me Qeverinë e Serbisë.