Arbëri

Shasha: Në dialogun me Serbinë, Kosova do të bëjë kompromise jo të lehta

 

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka deklaruar se kosovarët duhet të jenë të vetëdijshëm që në procesin negociator me Serbinë, Kosova do të bëjë kompromise që nuk do të jenë të lehta.

Të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Shasha ka thënë se kompromiset do të kërkohen pasi komuniteti perëndimor synon ta integrojë Serbinë në strukturat euroatlantike.