Arbëri

Ministri i Jashtëm italian: 11 ushtarë italianë të KFOR-it janë lënduar në veri, 3 në gjendje më të rëndë

Foto: REL
 

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka konfirmuar se 11 ushtarë të KFOR-it janë lënduar në veri të Kosovës, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë shpreh solidaritetin me ushtarët e KFOR-it të cilët u lënduan gjatë protestave të sotme në veri.