Arbëri

Tensionet në veri anulojnë aktivitetin e “Defender Europe 2023”

 

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë që të anulohet aktiviteti i paraparë për të martën në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe '23”, anulohet”, bëhet e ditur në njoftim.