Arbëri

Macroni e Scholzi sot takojnë Osmanin e Vuçiqin

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se të enjten [sot] së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Macron e bëri të ditur këtë lajm gjatë një fjalimi në konferencën GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë të mërkurën.