Arbëri

Abdixhiku takoi ambasadorin francez: Koordinimi me aleatët, i domosdoshëm

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale në veri të vendit.

Abdixhiku e ka shprehur qëndrimin e LDK-së duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët ndërkombëtar.