Arbëri

Kurti: Kryetarët në veri duhet të jenë në ndërtesat e komunave

Foto: Driton Paçarada - KOHA
 

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kryetarët e tri komunave në veri duhet të kryejnë punën e tyre nga ndërtesat e komunave.

Ai ka thënë se sot vendi ndodhet në situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura që sipas tij, shtiren si protestues “e në fakt janë banda kriminale në veriun e Kosovës prej të cilave duhet të çlirohen edhe Republika jonë demokratike edhe komuniteti serb dhe për këtë kemi mbështetjen e SHBA-së”.