Arbëri

Qeveria fton qytetarët të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka ftuar qytetarët e Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi, pas tensioneve të fundit.

Në një njoftim në Facebook, MPJD-ja ka thënë se gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Kosovës përgjatë kalimit nëpër Serbi dhe se po merret me këto raste.