Arbëri

Cakolli: Dorëheqjet e kryetarëve në veri, rrugëdalja që do të ndiqet nga institucionet

 

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat aktuale dhe presionin e madh ndërkombëtar, rrugëdalja që do të ndiqet nga institucionet e Kosovës, sipas tij, do të jetë dorëheqja kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore të cilët fituan në zgjedhjet e 23 prillit, proces që u bojkotua nga serbët.

Cakolli ka thënë se është evidente që zgjedhjet në katër komunat e veriut do të mbahen, por është i pasigurt se cili opsion ligjor do të ndiqet për t’i mbajtur ato.