Arbëri

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova nuk duhet të organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake.

“Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiq në një intervistë për Reutersin, më 9 qershor.