Arbëri

Bislimi: Kosova nuk pranon ta sakrifikojë sovranitetin për largimin e Serbisë nga orbita ruse

 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova është e përkushtuar në dialog, por se nuk mund t’i ndjekë kërkesat e Serbisë duke hequr dorë nga sovraniteti i brendshëm i saj. Në “Interaktiv” të KTV-së, Bislimi ka deklaruar se sovraniteti nuk mund të sakrifikohet për “hir të interesave të ndërkombëtarëve, që Serbia të largohet nga orbita ruse”.

Bislimi ka thënë se kërkesat për largim nga zyra të kryetarëve të rinj në veri, nuk janë nga ndërkombëtarët, por janë prezantuar si kërkesa të palës serbe. “Është kërkesë që e ka pronarin origjinal Serbinë”, ka thënë ai.