Arbëri

ZPS-ja s’përgatiti dëshmitar tjetër, paralajmërohet për sanksione

 

Kryetari i trupit gjykues të Dhomave të Specializuara, Charles Smith, i ka tërhequr vërejtjen dhe i ka paralajmëruar sanksione ZPS-së, pasi që nuk ka siguruar një dëshmitar tjetër gjatë seancës gjyqësore të së enjtes, në të cilën e përfundoi dëshminë dëshmitari i nëntë

Kryetari i trupit gjykues të Dhomave të Specializuara, Charles Smith, e ka paralajmëruar të enjten Zyrën e Prokurorit Special (ZPS) se mund të përballet me sanksione, shkaku që nuk ka përgatitur dëshmitar tjetër në procesin gjyqësor, në të cilin po gjykohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në seancën e së enjtes ka përfunduar dëshminë dëshmitari i nëntë i Prokurorisë.