Krasniqi: Në dialog po synohet që Kosova të lihet pa veriun

Krasniqi: Në dialog po synohet që Kosova të lihet pa veriun
Redaktori i KOHËS, Besnik Krasniqi, ka thënë se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, po synohet që Kosova të lihet pa veriun.
Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Krasniqi ka thënë se zgjidhja finale që po synohet tashmë nuk është për njohje reciproke, megjithatë do të varet prej Kosovës se çfarë do të pranojë.
“Zgjidhja finale që synohet nuk është zgjidhje për njohje reciproke, por është një zgjidhje që do të na lë pa veriun. Kjo do ta varet edhe prej nesh, nëse ne themi në rregull të vazhdojmë si ka vazhduar që 24 vjet, shkojmë dhe pajtohemi”, ka thënë ai.
Në panelin e së enjtes në “Konfront”, është diskutuar edhe për situatën e krijuar së fundmi në veri, për çka drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se nuk po sheh hapje të kryeministrit Albin Kurti, për të dalë nga rruga në të cilën ka hyrë.
“Nuk shoh hapje te z.Kurti. Z.Kurti ka vendosur që kësaj gjëje t’i shkojë deri në fund. Unë e shoh të vështirë që z.Kurti të tërhiqet nga shtegu që e ka shtruar. Unë nuk shoh hapje të z.Kurti për të gjetur një rrugë të mesit”, ka thënë ai.
Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ajo që po shihet aktualisht është një ‘barrikadim” i Kurtit, që nuk po vjen me argumente.
“Nuk ka shancë të normalizohet diçka përderisa i kemi tre policë të burgosur. Çka po shohim është një barikadim i z.Kurti që nuk po vjen me argumente. Argumentin e vetëm që e thotë është ‘dua ta shtroj sovranitetin’, por sovraniteti po dobësohet. Po e shoh këtë rrugë si të gabuar dhe qorre”, është shprehur ai.
Shasha: SHBA-ja synon ta akomodojë Serbinë
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s kanë qëndrimin që Serbia duhet të akomodohet, në mënyrë që të ketë stabilitet politik në Ballkanin Perëndimor.
Ai deklaroi të enjten në Konfrontin e KTV-së se NATO-ja beson që Serbinë mund ta mike, duke ia akomoduar relacionin nëpërmjet një konsesioni me Kosovën.
“Këto janë ciklet e reja të krizave që i kemi parë për 10 vjet. Kriza të panumërta, taksa, asociacioni, tabelat, letërnjoftimet, barrikadat, bojkoti dhe gjithçka që na ka sjell deri këtu. Të merresh me këto është të merresh me pasojat, këto janë rezultatet e disa shkaqeve”, tha ai.
Sipas Shashësh, Serbia ende e ka të gjallë idenë e botës serbe.
“Të thuash se Serbia ka hequr dorë nga ideja e botës serbe, derisa çdo ditë minon sovranitetin e Bosnjës, Malit të Zi e të Kosovës, është e paqëndrueshme. Kemi prapë një përplasje të dy botëkuptimeve të ndryshme sa i përket Serbisë në rajonin tonë. NATOJ-ja beson se ata që i ka pasur armiq, mund t’i ketë sot miq. Serbia është shtyllë për SHBA-në në projeksionin e tyre. Serbia është vendi më madh i rajonit në kuptimin gjeografik e ushtarak. Pra, SHBA-ja kupton se s’ka paqe e stabilitetit pa akomodim të Serbisë. Z.Kurti mendon se pa pasur një ndryshim thelbësor në Serbi, s’ka të ardhme të rajonit”, shtoi ai.
Tahiri: Kurti po e rrezikon sigurinë e vendit
Kreu i Grupit Parlamentar të Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po e rrezikon e sigurinë e vendit me veprimet e fundit, derisa tha se në këtë periudhë askush nuk do të donte të ishte kryeministër.
Tahiri tha në Konfrontin e KTV-së të enjten se veprimet e Kurtit janë kryeneçe dhe në naive ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa shtoi se heshtja e KFOR-it për kidnapimin e policëve është e padrejtë.
“Heshtja e bashkësisë është e padrejtë për shkak se nuk duhet shumë shkencë me e pa në temën që po flasim, për kidnapinim, që këta tre janë kidnapuar me një vendim publik të Vuçiqit...Veprimi i kryeministrit bie ndesh me sigurinë kombëtare. Është naive dhe kryeneçe, deri dje kemi thënë ne jemi sovranë, e mbajmë njësinë speciale, e tani kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, NATO, që na të ndihmojnë për lirimin. Heshtja është e padrejtë, mirëpo qasja jonë është totalisht e pamatur dhe eksperimentale”, tha Tahri.
Ai shtoi se Kurti është futur në një rrugë qorre, që sipas deputetit opozitar, nuk e di se nga kush po këshillohet kryeministri.
“Sot askush s’do të jetë kryeministër pasi situata nuk është e mirë. Rruga që kemi hyrë është qorre, nuk e di më kë këshillohen, e di si merren vendimet, mirëpo ajo që shoh është që Kosovën e shoh në një ballafaqim me shtetet që na kanë ndihmuar. Nuk mund të sillemi në këtë formë dhe të redukutojmë sovranitetin në një oborr të një komune”, tha ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Haxhiu: Dhuna nuk do të normalizohet
Tahiri: Tre vjet pa njohje e pa anëtarësim në organizata ndërkombëtare, rroftë Gani Jakupi

Moti për javën e ardhshme në Kosovë

Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon

Haradinaj: Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut

GAP: Edhe këtë vit Qeveria ndau më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga VV-ja

Kosova as këtë vit s’u bë pjesë e Partneritetit për Paqe, pengesë vendet mosnjohëse e dialogu

44-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

Mot me shi e borë të dielën në Kosovë

Hidhen dyshime mbi Komisionin qeveritar që verifikon personat në karrocë

Opinioni i Supremes çon mbi 25 milionë euro te mësimdhënësit
