Arbëri

Apeli vërteton pafajësinë e Aganit dhe Shabanit në rastin “Stenta 1”

 

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pafajësinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe ish-sekretarit të kësaj ministrie, Gani Shabani, në rastin “Stenta 1”.

Në një vendim të publikuar nga Apeli, bëhet e ditur se është refuzuar si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Speciale. Apeli ka vlerësuar se aktgjykimi i Themelores nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave dhe se s’ka kundërthënie në vetvete e as me arsyet e tij.