Arbëri

Scholz: Kosova e Serbia ta shtensionojnë situatën

 

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scheloz, deklaroi se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje me të cilën i rregullojnë raportet bazike, derisa shtoi se është shumë e rëndësishme shtensionimi sa më i shpejt i situatës.

Ai tha të mërkurën gjatë një konference për media me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Berlin, se kontribut për shtensionim duhet të japin edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian që janë të angazhuara në këtë proces.