Arbëri

Kurti – diasporës: Kur të vini do ta shihni se edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Albin Kurti i ka thënë diasporës se kur të vijë në Kosovë nëpërmjet rrugës Prishtinë-Podujevë “do të shohë se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt, sikur në vendet ku jetojnë e veprojnë”.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ardhja e diasporës në Kosovë është moment i veçantë për të gjithë dhe është shprehje e lidhjes së përjetshme që tejkalon kufijtë dhe kohën.