Arbëri

PDK-ja kërkon hetim për Kusari-Lilën pas incizimeve që tregojnë se ka pasur bisedë me Radojçiqin

Foto-Ilustrim: Driton Paçarada - KOHA
 

Partia Demokratike ka reaguar pas një videoje të publikuar nga portali Nacionale për një bisedë mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq e cila pretendohet të jetë bërë në zyrën e Kusari-Lilës.

Ndër të tjera në bisedën e incizuar përmendet edhe një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojçiqin, i cili është i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për rastin Brezovica gjithashtu person në listën e zezë të SHBA-së.