Arbëri

Hovenier: Tensionet e paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve

 

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, janë takuar të hënën me përfaqësues të bizneseve, ku kanë theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, potencialin që ka Kosova dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me sektorin privat.

Ambasadori Hovenier pas takimit ka thënë se është diskutuar për ndikimin negativ që japin tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria në klimën e investimeve të vendit.