Arbëri

Osmani e quan Vulinin dëmtues dhe kërcënues të paqes

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur dëmtues të demokracisë dhe kërcënues të paqes Aleksandar Vulinin, derisa përshëndeti vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të hënën e sanksionuan atë.

Osmani shkroi në Twitter se drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA) u shërbeu interesave të Rusisë e të krimit të organizuar, duke minuar stabilitetin rajonal.