Arbëri

Ismaili: Bashkëpunimi i pushtetit me Radojçiqin tregon se çështjet me rëndësi bëhen me bekimin e tij

Foto: Driton Paçarada/ KOHA
 

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, e ka quajtur skandal të madh politik bisedën e shefes së Grupit Parlamnetar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Ai ka thënë se kurdo që politika “në mënyrë sekrete garanton një kriminel është ndërhyrje flagrante në drejtësi dhe rast për t’u hetuar”. Ismaili ka thënë se Kusari-Lila i ka bërë favor Milan Radojçiqit duke komunikuar me të.