Arbëri

Oda Ekonomike ankohet për mungesë të dialogut nga Qeveria

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se është duke munguar një dialog i hapur dhe i sinqertë mes bizneseve dhe Qeverisë. Për këtë, ai thotë se kanë shprehur gatishmëri, por nuk kanë marrë përgjigje nga ekzekutivi.

Rafuna ka theksuar se takime mes bizneseve dhe Qeverisë ndihmojnë në hartimin e politikave ekonomike dhe ngritjen së mirëqenies sociale.