Arbëri

Beogradi ripërtërin ilegalët, në Prishtinë konsiderohet shkelje e marrëveshjes së Brukselit

 

Qeveria e Serbisë i ka përtërirë të ashtuquajturat organe të përkohshme në komunat e Kosovës, përfshirë ato veriore, në të cilat është paralajmëruar të mbahen zgjedhje të reja pas verës. Veprimi i qeverisë serbe është kundërshtuar në Prishtinë duke e cilësuar shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit.

Serbia ka shkuar në drejtim të kundërt me atë që është dakorduar në takimet e fundit në Bruksel, në kuadër të shtensionimit të situatës në veri.

Derisa Kosova u pajtua që pas verës në veri të ketë një proces tjetër zgjedhor për t’i hapur rrugë rikthimit të serbëve në institucionet lokale, Beogradi zyrtar ka ripërtërirë strukturat ilegale.