Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të mërkurën ka dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila sipas tij parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.
“Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023”, ka shkruar Murati në Facebook.
Sipas tij nga fillimi i mandatit, për tri vjet, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro.