Arbëri

Takimi Kurti-Vuçiq për sekuencimin e Marrëveshjes Bazë

Albin Kurti - Aleksandar Vucic - dialogu - Bruksel
 

Takimi i nivelit të lartë midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator, duhet të zhvillohet për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, kanë thënë të premten në Qeveri. Zgjidhje do të tentohet që t’u jepet edhe katër temave të tjera, për të cilat në Bashkimin Evropian patën kërkuar komente nga palët, në takimin e kryenegociatorëve më 19 korrik të këtij viti

Situata në veriun e Kosovës të banuar kryesisht me serbë dhe modalitetet për zbatimin e Aneksit të Ohrit pritet që të diskutohen në takimin midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator, të cilin e ka paralajmëruar shefi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian patën deklaruar se janë në pritje të komenteve nga Kosova dhe Serbia lidhur me pesë çështjet e diskutuara në korrik, për të cilat nuk ka pasur pajtueshmëri midis palëve.