Arbëri

BQK: Mërgimtarët shpenzuan afër 127 milionë euro në Kosovë, sollën mbi 635 milionë

 

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar bilancin e pagesave për muajin qershor. Ky bilanc, sipas BQK-së, u karakterizua nga një deficit i llogarisë rrjedhëse i cili shënoi një vlerë prej 502.7 milionë euro e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar është më i ulët për 19% (623.7 milionë euro ishte deficiti deri në qershor 2022).

Kurse, shërbimet deri në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro). Rritja më e madhe ka qenë te shërbimet e udhëtimit, e që në këto shërbime më së shumti ka shpenzuar diaspora.