Arbëri

Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës

 

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai është një avokues i raporteve më të mira të mundshme me Shtetet e Bashkuara, por Serbia nuk mund t’i dëgjojë ata dhe ta njohë Kosovën.

Në festimin e Ditës së Amerikës në Parlamentin serb – ngjarje e organizuar nga Kongresi për miqësi serbo-amerikane – Daçiq tha se kushdo që tenton t’i bëjë presion Beogradit që ta njohë Kosovën, nuk do të ketë sukses.