Arbëri

Njohësit: Koordinimi me aleatët i domosdoshëm për të mos u zmbrapsur nga vendimet

 

Njohësit e çështjeve politike e kanë kualifikuar të domosdoshëm koordinimin e autoriteteve të Kosovës me faktorin ndërkombëtar para vendimeve të rëndësishme politike. Ata pretendojnë se zmbrapsja nga vendimet, pas trysnisë ndërkombëtare, e dëmton kredibilitetin e institucioneve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit

Koordinimi i institucioneve të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë para marrjes së vendimeve të rëndësishme politike është kualifikuar si i domosdoshëm nga njohësit e çështjeve politike.

Vlerësimi është bërë një ditë pasi që kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka theksuar se shtyrja për herë të dytë e zbatimit të vendimit të autoriteteve komunale për largimin e strukturave ilegale serbe nga objekti në pronësi të Komunës që ndodhet në “Lagjen e Boshnjakëve” është bërë si rrjedhojë e trysnisë ndërkombëtare për të shmangur tensionet pak ditë para takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel, më 14 shtator.