Arbëri

Roth: Vuçiqi është përgjegjës për dhunën ndaj KFOR-it në veri

Foto: Driton Paçarada\KOHA
 

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme ka deklaruar se përgjegjës për dhunën brutale ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë një takimi me gazetarë ai ka folur për masat sanksionuese ndaj Kosovës duke thënë se presin veprime për shtensionimin e situatës në veri dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit.

Sanksionet që Bashkimi Evropian ia vendosi Kosovës nuk ishin një gjë e mençur megjithëse u konsideruan mjet i domosdoshëm për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovës, ka thënë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Pas takimeve që pati me udhëheqësit e shtetit në një takim me disa gazetarë, pjesë e të cilit ishte edhe “Koha”, Roth ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj Serbisë duke e fajësuar atë për tensionet dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në qershor të këtij viti.