Arbëri

Takimi Kurti-Vuçiq, “test i madh” për fatin e dialogut

 

Takimi i së enjtes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale, kanë njoftuar nga zyra e Bashkimit Evropian. Megjithëse u mbajtën disa takime ende nuk ka nisur së zbatuari asnjë nga çështjet për të cilat palët ishin dakorduar më 18 mars në Ohër, derisa BE-ja u mor me menaxhimin e krizës në veri. Vëzhgues të këtij procesi thonë se takimi do të jetë edhe një test për fatin e vetë dialogut

Dy ditë para takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Brukseli e ka zbardhur agjendën e diskutimeve të martën. Çështjet aktuale dhe rruga drejt zbatimit të Marrëveshjes bazë do të jenë temat e diskutimit.

Shefi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borell, duke filluar nga ora 9 e së enjtes, do të zhvillojë takime ndaras me Kurtin e Vuçiqin e më pas planifikohet takimi trepalësh. Në fund të tyre, Borrell do të japë një deklaratë për media.