Arbëri

Kurti thotë se dialogu është dëmtuar, kritikohet BE-ja për qasje jobalancuese

Albin Kurti – Aleksandar Vuçiq – Dialogu Kosovë-Serbi – Josep Borrell – Miroslav Lajçak
Foto: Arkiv
 

Një ditë para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri Albin Kurti ka thënë se dialogu është dëmtuar për shkak të masave që Bashkimi Evropian po vazhdon t’i mbajë në fuqi si ndëshkim për Kosovën pas tensioneve në veri. Njohës të këtyre zhvillimeve megjithëse shohin qasje jo të balancuar nga ana e ndërmjetësit, thonë se aktualisht nuk ka gatishmëri prej asnjërës palë që ta zbatojë Marrëveshjen bazë

Kosova shkon e dëmtuar në takimin e 14 shtatorit në Bruksel për shkak të masave që Bashkimi Evropian vazhdon t’i mbajë në fuqi, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për “Deutche Welle”, Kurti ka deklaruar se masat i kanë bërë dëm dialogut.