Arbëri

Sulmuesi i policisë po trajtohet në QKUK, pritet ndërhyrja kirurgjikale

 

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka deklaruar se një nga personat që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, po trajtohet në këtë klinikë dhe pritet të futet në sallën e operacionit.

Ai ka thënë para mediave të enjten se aktualisht ai është i vetmi person i dërguar në QKUK për trajtim, derisa ka shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjike do të vendoset se ku do të transferohet.