Arbëri

Dialogu konsiderohet i pakuptimtë, përderisa nuk zbardhet rasti i sulmit në veri

 

Kosova duhet të dalë me qëndrim zyrtar dhe të kërkojë ekstradimin e të gjithë personave që ishin të përfshirë sulmin e së dielës, në krye me Milan Radojçiqin, kanë vlerësuar njohës të rrethanave. Sipas tyre, vazhdimi i dialogut pa zbardhjen e të gjitha rrethanave të sulmit në Banjskë është i pakuptimtë. Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar nëse kjo kërkesë do të bëhet në kuadër të dialogut. E BE-ja përsëriti se është në pritje të të gjitha hetimeve për rastin

Pavarësisht se Bashkimi Evropian do ta presë sqarimin e të gjitha rrethanave për t’i nxjerrë përgjegjësit e sulmit të së dielës në veri, për palën kosovare është e qartë se grupi sulmues u mbështet politikisht dhe me logjistikë nga ana e Serbisë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka komentuar të mërkurën rrethanën nëse Serbia nuk pranon hetimin e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Për këtë, tha ai, do të vendoset varësisht nga rezultatet.