Osmani: Sulmi i Serbisë, akti më i rëndë kundër sovranitetit të Kosovës

Osmani: Sulmi i Serbisë, akti më i rëndë kundër sovranitetit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se sulmi i serbëve në veri ishte i agresion i qartë, e për këtë, sipas saj, Serbia duhet të dënohet rëndë nga bashkësia ndërkombëtare.
Ajo ka deklaruar të mërkurën se hetimet aktuale por edhe ato që po kryhen do të dëshmojnë se sulmi ishte i organizuar dhe i dirigjuar nga presidentit Aleksandar Vuçiq. Sipas saj, mosdënimi serioz i sulmeve do t’i inkurajojë sulmuesit të përdorin sërish dhunë.
“Nëse nisemi nga fakti që s’e kanë dënuar këtë krim dhe i kanë arsyetuar ato, e siç kemi informacione, po i mbajnë në mbrojtje shumë këta terroristë, e pastaj duke shtuar edhe faktin që Lista Serbia është mjet, nëpërmjet së cilës Vuçiqi tenton të destabilizojë rajonin”, ka deklaruar Osmani derisa po fliste për Serbinë.
Ajo ka thënë se sipas armatimit të konfiskuar në Banjskë të Zveçanit, sulmi është parashikuar të kryhej nëpërmjet 400 personave “e jo nga dhjetëra siç ka qenë në fillim”.
“Kjo tregon se Policia e Kosovës, AKI-ja dhe institucionet e kanë bërë punën në mënyrë të shkëlqyeshme në parandalimin e një sulmi me përmasa të mëdha. Ka pasur edhe koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in, e ndihmë ka dhënë edhe ambasadori i SHBA-së dhe shtetet e tjera aleate”, ka thënë tutje Osmani për transmetuesin publik.
Sipas presidentes së Kosovës, Serbia e ka shtuar dhunën, krahas premtimeve se do t’i shuante strukturat kriminale.
“Megjithatë, ne do ta gjejmë rrugën përpara me partnerët. Në këtë rrugën a duhe ata në krahë...Ky akt agresioni ka marrë përmasa tragjike me vrasjen e një zyrtari policor. Duhet të merren masa kundër Serbisë e të hiqen masat ndaj Kosovës”, është shprehur ajo.
Duke folur për ndërmjetësuesit e dialogut nga Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak e Josep Borrell, Osmani ka thënë se ata duhet të kenë reagime më të ashpra ndaj Serbisë dhe të jenë “më të qartë në deklarata, por edhe në veprime”
“Ajo që është e ditur është se presim edhe nga Lajçaku e edhe nga Borrelli, por edhe nga të gjitha institucionet e BE-së që të dënojnë në mënyrën më të ashpër këtë agresion të ekzekutuar nga Serbia. BE-ja të jetë më e qartë në deklarata, por edhe në veprime. Ka ndodhur akti më i rëndë kundër sovranitetit të Kosovës”.
Sipas saj, nëse Serbia s’e merr përgjigjen menjëherë nga bashkësia ndërkombëtare, “këto konflikte mund të marrin përmasa më të gjera”.
Osmani kërkon që SHBA-ja t’i prijë dialogut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i prijnë dialogut Kosovë-Serbi.
Ajo ka thënë se marrëveshja e Ohrit nuk është “perfektë” për Kosovën.
Ka shtuar se marrëveshja ka disa të mira, “por i ka disa gjëra për të cilat i kam dyshimet e mija sesi do të zbatohen në praktikë”.
Osmani ka thënë se dyshimet janë te neni 7 dhe te neni 10.
Sipas saj, zgjidhja është që duhet ulur me SHBA-në për të përgatitur draftin e Republikës së Kosovës.
“Ne duhet ta prezantojmë para sekretarit të SHBA-së draftin tonë i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe letrën e Mogherinit që garanton që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan i cili sqaron se do të jetë vetëm trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, ka thënë ajo.
Osmani për Listën Serbe: Po i bëjmë analizat ligjore, do merren masa që parashihen me ligj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar sjelljen e Listës Serbe pas sulmit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vdekur një polic e u lënduan tre të tjerë.
Ajo ka thënë se Lista Serbe në vend që të distancohej nga këto veprime të cilat janë kundër interesave të të gjithë qytetarëve, ata janë pjesë e sulmeve të tilla.
“Ne si institucione jemi duke bërë të gjitha analizat ligjore, do të kemi një takim të përbashkët edhe me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe zëvendëskryeministren për t’i diskutuar të gjitha këto çështje gjatë orëve në vijim dhe natyrisht gjithçka që parashihet me ligj do të jenë masa që do të ndermirën”, ka thënë ajo në një intervistë për televizionin publik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Moti për javën e ardhshme

Lajçak paralajmëron takime të ndara me kryenegociatorët

Vetëvendosje: Komunat e udhëhequra nga opozita humbën mundësinë për faljen e 100 eurove të tatimit

Ndarja buxhetore për komunat konsiderohet diskriminim në baza partiake

Rënia e konsumit ngadalësoi rritjen e ekonomisë, pritet përkeqësim vitin e ardhshëm

Reshjet e borës shkaktojnë probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Për gjuhën e urrejtjes fajësohen edhe politikanët

Për tre vjet asnjë seancë për rastin e kalimit të 99 valixheve pa kontroll

Vdes një zyrtar policor në Jarinjë

Haxhiu: Dhuna nuk do të normalizohet
Tahiri: Tre vjet pa njohje e pa anëtarësim në organizata ndërkombëtare, rroftë Gani Jakupi
