1 perditesime
Arbëri

Gjendet një pjesë e mjetit shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës

Gjendet një pjesë e mjetit shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës
Manastiri i Banjskës. Foto: Alban Bujari/KOHA
22:46

Gjendet një pjesë e mjetit shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës

Policia e Kosovës ka gjetur pjesën e një mjeti shpërthyes në fshatin Banjskë të Zveçanit, pranë Manastirit të Banjskës.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se mjeti është motori që e bën lëshimin e predhës, derisa ka shtuar se predha ka shpërthyer e motori ka mbetur.

“Është gjetur një pjesë e mjetit shpërthyes. Motori që e dërgon predhën deri në një vend. Predha ka shpërthyer e ai motor ka mbetur aty”, ka thënë Elshani.

22:04

Dyshohet për mjet shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës

Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë gjetur në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se ende nuk kanë arritur ta identifikojnë këtë mjet të gjetur.

“Nuk kemi arritur ende ta identifikojmë nëse është mjet i pashpërthyer”, ka thënë shkurtazi ai.