Arbëri

Çitaku i reagon Kurtit: I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt

Vlora Citaku - PDK _ konference per media
 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është turp që kryeministri Albin Kurti po e përmend ish-presidentin, Hashim Thaçi, nëpër ngjarje.

Reagimi i saj ka ardhur pasi kryeministri Kurti derisa ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve të shtunën, ka thënë se kjo ide pati gjetur mbështetje edhe në Kosovë “nga pararendës të mi, sepse atëherë shihet si zgjidhje e shpejtë mes liderësh autoritarë që mund të flasin për popujt si familje të tyre dhe për territore të shtetit sikur të jenë prona private”.